Do të themelohet Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV, Mexhiti: Fillimisht do të financohet nga komunat

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një statusi në faqen e tij në Facebook shkruan se po jetësohet ideja për krijimin dhe institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti thotë se ky institucion fillimisht do të financohet nga komunat. “Në fazën fillestare, kjo nismë do të financohet nga komunat e […] The post Do të themelohet Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV, Mexhiti: Fillimisht do të financohet nga komunat appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 27, 2024 - 23:30
 0  6
Do të themelohet Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV, Mexhiti: Fillimisht do të financohet nga komunat

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një statusi në faqen e tij në Facebook shkruan se po jetësohet ideja për krijimin dhe institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti thotë se ky institucion fillimisht do të financohet nga komunat.

Në fazën fillestare, kjo nismë do të financohet nga komunat e më pas, do të punojmë drejt sigurimit të mbështetjes shtetërore, duke e bërë këtë Akademi një institucion të qëndrueshëm dhe të financuar në mënyrë të duhur. Ne besojmë fuqimisht se Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art do të shërbejë si një pikë referimi për të gjithë ata që aspirojnë të përparojnë në këto fusha dhe të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët në Maqedoni të Veriut”, ka shkruar mes tjerash Mexhiti.

The post Do të themelohet Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV, Mexhiti: Fillimisht do të financohet nga komunat appeared first on InfoShqip.com.