Dogana sekuestron 260 Iphone dhe 55 Samung në Vermicë, vlera e mallit mbi 250 mijë euro

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me telefona në pikë kalimin kufitar në Vermicë ditën e sotme, ku vlera e tyre ka kapur shifrën e mbi 250 mijë eurove. Në njoftimin e Doganës thuhet se 260 telefona kanë qenë Iphone 13 dhe 15, si dhe 55 të tjerë Samsung, e poashtu edhe […]

qershor 6, 2024 - 13:01
 0  5
Dogana sekuestron 260 Iphone dhe 55 Samung në Vermicë, vlera e mallit mbi 250 mijë euro
dogana-sekuestron-260-iphone-dhe-55-samung-ne-vermice,-vlera-e-mallit-mbi-250-mije-euro

dogana-sekuestron-260-iphone-dhe-55-samung-ne-vermice,-vlera-e-mallit-mbi-250-mije-euro

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me telefona në pikë kalimin kufitar në Vermicë ditën e sotme, ku vlera e tyre ka kapur shifrën e mbi 250 mijë eurove.

Në njoftimin e Doganës thuhet se 260 telefona kanë qenë Iphone 13 dhe 15, si dhe 55 të tjerë Samsung, e poashtu edhe 10 orë të mençura.

Komunikata e plotë:

Zbulohet sasia me e madhe e telefonave gjatë tentim kontrabandimit, vlera kalon 250,000 mijë euro

Prishtine 6 qershor 2024 oficerët doganore në pikë kalimin kufitar të Vermicë sot arritën të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250000 mijë euro. Njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit ka ndodhur sot, ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike. Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin I cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim. Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë:

• 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15.
• 55 telefona të markës Samsung.
• 10 orë të zgjuara (smart watch) të serisë IX.

Ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen. Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë.