Dolën analizat mikrobiologjike për cilësinë e reagentëve, pas incidentit me rrymën në IShP Shkup
Më datë 02.08.2024 dolën rezultatet dhe sipas tyre u konstatua se analizat molekulare për zbulimin e kollës së keqe, si dhe mjetet për kultivimin e baktereve, antibiotikët për përgatitjen e antibiogrameve dhe të gjitha reagentët që ishin në frigoriferët e fikur, janë funksionalë dhe mund të vazhdohet me funksionimin normal të departamentit të bakteriologjisë, njoftuan […]
Më datë 02.08.2024 dolën rezultatet dhe sipas tyre u konstatua se analizat molekulare për zbulimin e kollës së keqe, si dhe mjetet për kultivimin e baktereve, antibiotikët për përgatitjen e antibiogrameve dhe të gjitha reagentët që ishin në frigoriferët e fikur, janë funksionalë dhe mund të vazhdohet me funksionimin normal të departamentit të bakteriologjisë, njoftuan nga IShP, transmeton Portalb.mk.
Më 31 korrik 2024, u konstatua se dhoma dhe frigoriferi i departamentit të bakteriologjisë në IShP kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të shkyçjes së siguresës.
Pas reagimit për t’i vënë ato në përdorim, menjëherë është bërë kontrolli i sipërfaqeve të punës, reagentëve dhe antibiotikëve për antibiogram, nga dhoma dhe frigoriferi, të cilat janë shkëputur nga furnizimi me energji elektrike.
Më 1 gusht 2024 u kryen të gjitha analizat e nevojshme mikrobiologjike për të kontrolluar cilësinë dhe korrektësinë e tyre dhe u deshën 24 orë për të marrë rezultatet.
Në të njëjtën kohë, janë marrë masa shtesë për të përmirësuar sigurinë biologjike.
Udhëheqësia e IShP-së do të zbatojë të gjitha procedurat e punës në drejtim të përmirësimit të sigurisë si dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga IShP.
Prokuroria Publike me 1 gusht, me urgjencë ka hapur një rast pas një informate për të hetuar nëse ka shenja të veprës penale në rastin konkret.
31 korrik është krijuar kaos në departamentin e bakteriologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, mësoi “Sloboden Peçat” nga burimet e tij që ishin të pranishme në Institut. Policia u përfshi dhe u njoftua Prokuroria, pasi higjenistja vërejti se dhoma e madhe me frigoriferë në të cilën ruhen reagentë për analiza të shumta mikrobiologjike të sëmundjeve infektive dhe joinfektive – nuk funksionon, pra frigoriferët janë të fikur. Kur punonjësit kanë shkuar te siguresat bashkë me menaxhmentin, kanë vënë re se janë ulur vetëm ato të lidhura me frigoriferët në të cilët ruhen reagentët, pra është tentuar të fiket e gjithë dhoma. Vetëm ato siguresa me ndihmën e të cilave kontrollohej temperatura në frigoriferë – ishin të shkyçura. Pranë kësaj pjese të Institutit nuk ka kamera.
Menjëherë është thirrur policia e krimeve dhe është njoftuar prokuroria. Për shkak të zbulimit në kohë të ngjarjes, shumë reagentë janë penguar të dështojnë, pra të jenë joefektiv për shkak të mosrespektimit të temperaturës së nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.