Don Xhoni mbështet Drilonin për fitore në BBVK: Drenica nuk e lëshon kurrë Drenicën
Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, duket se ka një të preferuar në Big Brother VIP Kosova 3. Në një postim në InstaStory, ai tregon se po e mbështet Drilon Ramën për fitoren e madhe në këtë reality shou. Ai thotë se e meriton dhe se është një shembull për të gjithë të tjerët, marrë […]

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, duket se ka një të preferuar në Big Brother VIP Kosova 3.
Në një postim në InstaStory, ai tregon se po e mbështet Drilon Ramën për fitoren e madhe në këtë reality shou.
Ai thotë se e meriton dhe se është një shembull për të gjithë të tjerët, marrë parasysh kulturën që ka treguar.

“Po gjithë me të ndihmu Drilon kampioni edhe gjithkujt që është një djalë si ti, shembull i mirë për krejt. Edhe e din ti që Drenica se lëshon Drenicën kurrë”, u shpreh ai.
Ndër të tjerash Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) shtoi: “Urime fitorja”.
Kanë ngelur edhe pak ditë deri në finale e madhe të Big Brother që do të mbahet më 24 janar (e premte).
Në finale janë gjithsej pesë konkurrentë: Driloni, Sara, Xheneta, Xuxi dhe Vullneti. /Telegrafi/