Drejtoi veturën nën masën mbrojtëse, gjobitet me 500 euro shoferi në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Tirana” në Shtime ka ndaluar një shofer, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Policia ka njoftuar se ndaj shoferit ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind euro. Poashtu bëhet e ditur se shoferit i është vazhduar masa mbrojtëse […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Tirana” në Shtime ka ndaluar një shofer, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Policia ka njoftuar se ndaj shoferit ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind euro.
Poashtu bëhet e ditur se shoferit i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i kanë konfiskuar përkohësisht automjetin.