Dy aksidente ndodhën mbrëmë në autostrada në më pak se dy orë, tetë të lënduar

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mbrëmë në autostradat e vendit, në më pak se dy orë. Nga këto aksidente, kanë mbetur të lënduar tetë persona Aksidenti i parë ka ndodhur në Autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Vërmicë, ku janë përfshirë tri vetura. Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në […]

gusht 10, 2024 - 08:00
 0  4
Dy aksidente ndodhën mbrëmë në autostrada në më pak se dy orë, tetë të lënduar
dy-aksidente-ndodhen-mbreme-ne-autostrada-ne-me-pak-se-dy-ore,-tete-te-lenduar

dy-aksidente-ndodhen-mbreme-ne-autostrada-ne-me-pak-se-dy-ore,-tete-te-lenduar

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mbrëmë në autostradat e vendit, në më pak se dy orë. Nga këto aksidente, kanë mbetur të lënduar tetë persona

Aksidenti i parë ka ndodhur në Autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Vërmicë, ku janë përfshirë tri vetura.

Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, aksidenti tjetër ka ndodhur në Autostradën “Arbën Xhaferi”. Edhe këtu kanë mbetur katër të lënduar.

“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘ArbërXhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, ka konfirmuar Krasniqi.