Drejtoria Doganore në Bogorodicë ka parandaluar kontrabandë të cigareve me vlerë mbi 167 mijë denarë

Drejtoria Doganore ka parandaluar kontrabandën e 72 paketave me cigare që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t’i sjellë në Maqedoni pa i lajmëruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Vlera e përgjithshme e pakove të cigareve arrin në 167.588 denarë pas çka tatimit që personi ka dashur t’i shmangë janë 113.228 denarë, informojnë nga […]

shtator 12, 2024 - 17:00
 0  6
Drejtoria Doganore në Bogorodicë ka parandaluar kontrabandë të cigareve me vlerë mbi 167 mijë denarë

Drejtoria Doganore ka parandaluar kontrabandën e 72 paketave me cigare që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t’i sjellë në Maqedoni pa i lajmëruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Vlera e përgjithshme e pakove të cigareve arrin në 167.588 denarë pas çka tatimit që personi ka dashur t’i shmangë janë 113.228 denarë, informojnë nga Drejtoria.

Nëpunësit doganorë zbuluan pakot e cigareve në kabinën e kamionit i cili drejtohej nga personi, cigaret ishin fshehur pas tapicerisë në zgavrën e fabrikës së destinuar për izolimin e kabinës.

Pakot me cigare janë konfiskuar, ndërsa kundër personit po udhëhiqet procedurë përkatëse.

Drejtoria Doganore në kuadër të kompetencave të saj kryen veprimtari për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e tregtisë ilegale.