Dreshaj: Qeveria Kurti s’pati vullnet politik për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore
Ish-deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj i cili ishte edhe anëtar në Komisionin për Shëndetësi ka folur për “Front Online” lidhur me mungesën e sigurimeve shëndetësore, të cilin këtë projektligj VV e premtoi të realizohet gjatë katër viteve mandat. Dreshaj ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti duke thënë se s’kanë pasur vullnet politik për


Ish-deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj i cili ishte edhe anëtar në Komisionin për Shëndetësi ka folur për “Front Online” lidhur me mungesën e sigurimeve shëndetësore, të cilin këtë projektligj VV e premtoi të realizohet gjatë katër viteve mandat.
Dreshaj ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti duke thënë se s’kanë pasur vullnet politik për këtë çështje.
Sipas tij, së pari duhet të krijohen parakushtet për këtë Ligj.
“Nuk ka qenë pengesë ligji se e kemi pas një ligj për sigurime shëndetësore por ka munguar vullneti politik që të implemtohen sigurimet shëndetësore për këto katër vite as parakushtet për tu funksionalizuar sigurimet kjo qeveri nuk i ka krijuar. Duhet të krijohen parakushtet njëherë”, shprehet Dreshaj.
Për herë të parë një Ligj për sigurime shëndetësore ishte miratuar në vitin 2007, por nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi për shkak se shefi i atëhershëm i UNMIK-ut nuk e nënshkroi atë. Një vit më vonë pas shpalljes së pavarësisë, ligji për sigurim shëndetësore u tërhoq për shkak të buxhetit. Ligji i ri për sigurime shëndetësore u miratua në vitin 2014, por nuk u zbatua.
Zbatimit të këtij ligji ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajve, gjatë së cilës do të mblidheshin premiumet (fondet). Mbledhja e fondeve ishte paralajmëruar se do të niste që nga 1 korriku i vitit 2017. Atëkohë, Qeveria e Kosovës i kishte ndarë 17 milionë euro, të cilat më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës./FrontOnline/