Kodra: Pezullimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore po rrezikon seriozisht sistemin shëndetësor
Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve të Kosovës, Besim Kodra, për “Front Online” ka shprehur shqetësimin për pezullimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, i cili, ndonëse është miratuar në Kuvend, është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Kodra tha se ligji është hartuar pa përfshirjen e duhur të akterëve kyç dhe se mosfunksionimi i tij


Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve të Kosovës, Besim Kodra, për “Front Online” ka shprehur shqetësimin për pezullimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, i cili, ndonëse është miratuar në Kuvend, është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.
Kodra tha se ligji është hartuar pa përfshirjen e duhur të akterëve kyç dhe se mosfunksionimi i tij po dëmton rëndë sistemin shëndetësor dhe po ndikon negativisht tek pacientët.
“Mosfunksionimi i këtij ligji ka pasoja të mëdha për sistemin shëndetësor: dëmton institucionet publike shëndetësore, cenon interesat e pacientëve dhe inkurajon largimin e stafit shëndetësor drejt sektorit privat. Kjo përbën një rrezik serioz për vetë qëndrueshmërinë e sistemit”, u shpreh ai.
Sipas Kodrës, prioritetet emergjente për sistemin shëndetësor mbeten zbatimi i Sistemit të Integruar të Informacionit Shëndetësor dhe funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore.
“Sot, ndër urgjencat më të mëdha për sistemin shëndetësor mbeten zbatimi i Sistemit të Integruar të Informacionit Shëndetësor dhe funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore. Pa këto dy shtylla themelore, nuk mund të pretendojmë se kemi filluar ndërtimin e një sistemi që i përgjigjet realisht nevojave të pacientëve”, deklaroi Kodra.