Zgjedhjet/ PD koalicion me 25 parti, bindet dhe Shpëtim Idrizi (emri i koalicionit)

“Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, është emri i koalicionit të PD me 25 parti të tjera. Kërkesa për regjistrimin e koalicionit në KQZ është dërguar në mesnatë. Negociatat mes partive opozitare kanë vijur deri në orët e vona me partive opozitare. Pas shumë diskutimesh, është binduar që t’i bashkohet këtij koalicioni edhe kryetari i PDIU, […]

Mars 4, 2025 - 06:00
 0  4
Zgjedhjet/ PD koalicion me 25 parti, bindet dhe Shpëtim Idrizi (emri i koalicionit)

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, është emri i koalicionit të PD me 25 parti të tjera.

Kërkesa për regjistrimin e koalicionit në KQZ është dërguar në mesnatë.

Negociatat mes partive opozitare kanë vijur deri në orët e vona me partive opozitare.

Pas shumë diskutimesh, është binduar që t’i bashkohet këtij koalicioni edhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Partia më e madhe opozitare në vend shkon në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në koalicion me 25 parti të tjera, si më poshtë:

– Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Ilir Meta.

-Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.

-Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.

-Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.

-Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.

-Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.

-Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.

-Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.

-Partia Aleanca Europiane Ekologiike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.

-Partia Personat me Aftësi te Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.

-Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.

-Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.

-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.

-Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.

-Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.

-Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimitër Muslia.

-Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.

-Partia Bashkimi Liberal Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.

-Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.

-Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.

-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.

-Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.

-Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.

-Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.

-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

Koalicioni PD-ASHM mban siglën e Partisë Demokratike, ndërsa në shkresë thuhet se ky bashkim forcash vjen për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur Shqipërisë, gjë që përcillet direkt dhe përmes emrit që mban.