Dronët serbë në hapësirën ajrore të Kosovës, Hoxha: Jemi në kontakt me KFOR-in, po e monitorojmë situatën

Kohët e të fundit është ngritur alarmi se Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pak ditë më parë ka thënë se Beogradi zyrtar ka shkelur hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës me disa dronë E drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka […]

shtator 26, 2025 - 12:30
 0
Dronët serbë në hapësirën ajrore të Kosovës, Hoxha: Jemi në kontakt me KFOR-in, po e monitorojmë situatën

Kohët e të fundit është ngritur alarmi se Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pak ditë më parë ka thënë se Beogradi zyrtar ka shkelur hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës me disa dronë

E drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se ditëve të fundit ka pasur fluturime të dronëve, të cilët dyshohen se vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore. Ndërsa ka pohuar se policia është në kontakt me KFOR-in dhe se po e monitorojnë situatën.

“Kohët e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë se vijnë prej territorit të Serbisë, në pjesen veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in. Jemi duke e bërë monitorimin për të parë se çfarë po ndodh”, ka thënë ai.

E i pyetur se a paraqet kjo rrëzik sa i përket sigurisë së qytetarëve Hoxha ka thënë se kjo mund të paraqet rrezik për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët.

“Është e rrezikshme në pjesën e kufirit, por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it. Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë ”, ka thënë Hoxha.