“Kliko i sigurt”, hakatoni i parë për krijimin e zgjidhjeve inovative nga nxënës të shkollave të mesme

Në Fakultetin për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FSHIIK), sot po mbahet hakatoni i parë rinor GOVTECH “Kliko i sigurt”, i organizuar nga MKSafeNet, projekt në kuadër të Ministrisë së Transformimit Digjital. Në ngjarje marrin pjesë nxënës nga shkollat e mesme me aftësi të ndryshme në fushën e botës digjitale, si programues, dizajnerë, inovatorë dhe […]

maj 10, 2025 - 19:00
 0  4
“Kliko i sigurt”, hakatoni i parë për krijimin e zgjidhjeve inovative nga nxënës të shkollave të mesme
Foto: Ministria e Transformimit Digjital

Në Fakultetin për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FSHIIK), sot po mbahet hakatoni i parë rinor GOVTECH “Kliko i sigurt”, i organizuar nga MKSafeNet, projekt në kuadër të Ministrisë së Transformimit Digjital. Në ngjarje marrin pjesë nxënës nga shkollat e mesme me aftësi të ndryshme në fushën e botës digjitale, si programues, dizajnerë, inovatorë dhe entuziastë. Ata, të organizuar në disa ekipe, do të punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve inovative për një temë apo problem të caktuar, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në fjalimin e tij hyrës theksoi se ngjarja dëshmon që teknologjia nuk është këtu për t’i zëvendësuar njerëzit, por për t’i lidhur dhe për t’u ofruar mjete që i mbrojnë, i edukojnë dhe i inkurajojnë.

“Në një kohë kur të rinjtë shpesh shihen si e ardhmja, unë te ju sot e shoh të tashmen – si krijues të zgjidhjeve, e jo vetëm si përdorues të shërbimeve. Sepse mjetet më të mira digjitale nuk vijnë nga ndërtesat qeveritare, por nga bankat shkollore të mbushura me ide – nga fakultetet, nga shkollat e mesme. Pikërisht për këtë e krijuam MKSafeNet – një rrjet për mbrojtje digjitale të të rinjve. Ju jeni dëshmia se shkrim-leximi digjital, kreativiteti dhe përgjegjësia mund të ecin paralelisht”, tha Andonovski.