Durmishi ndau u vendime për mbështetje financiare për vendosje të standardeve ISO dhe HALLALL 14 kompanive vendore
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot i ndau vendimet për pagesë të mjeteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vendosje të ISO standardeve dhe certifikatë të sistemit HALLALL në bazë të thirrjeve të publikuara sipas masave nga Programi për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme […]
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot i ndau vendimet për pagesë të mjeteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vendosje të ISO standardeve dhe certifikatë të sistemit HALLALL në bazë të thirrjeve të publikuara sipas masave nga Programi për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024, kumtuan sot pasdite nga Ministria.
“Këtë vit, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në kuadër të Programit për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024 realizoi masën 4 – kompensim të një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikatë të sistemit për cilësi sipas ISO standardeve dhe atë 40 për qind nga shpenzimet e dëshmuara, por, jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për çdo aplikues, masën 5 – kompensim të një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikatë të sistemit HALLALL, përmes bashkëfinancimit të 40 për qind të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për çdo aplikues. Për realizim të këtyre masave, Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli konkurse, ku u definuan kushtet për pejsëmarrje dhe dokumentet e nevojshme për aplikim”, ceket në kumtesë.
Nga Ministria përkujtojnë se dy konkurset publike u shpallën njëkohësisht më 19 korrik në ueb-faqen e saj, ndërsa kanë zgjatur deri më 1 tetor.
Për secilën nga këto masa sigurohen mjete në vlerë prej 2.000.000 denarë individualisht. Që nga 01.10. të vitit 2024, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës kanë mbërritur 9 (nëntë) kërkesa nga parashtruesit për bashkëfinancim të certifikimit sipas standardeve ISO dhe 14 (katërmbëdhjetë) kërkesa nga parashtruesit për bashkëfinancim të certifikimit të sistemit HALLALL.
Nga 9 (nëntë) kërkesat e shqyrtuara, Komisioni konstaton se 1 (një) nuk i plotëson kushtet për pjesëmarrje të përcaktuara në Thirrjen publike për ISO, dhe për 8 (tetë) kërkesat e mbetura vendosi të aprovojë kompensimin e një pjese të shpenzimevce për
certifikim, sipas dokumentacionit të dorëzuar, në shumën e përgjithshme prej 463.961 denarë. Nga 14 (katërmbëdhjetë) kërkesat e shqyrtuara, Komisioni konstaton se 9 (nëntë) nuk i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje të përcaktuara me Thirrjen publike për HALLALL, dhe për 5 (pesë) kërkesat e mbetura vendosi të miratojë kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikim, sipas dokumentacionit të dorëzuar, në shumën e përgjithshme prej 445.260 denarë”, shtohet në kumtesë.
Fitues të mbështetjes financiare për vendosje të ISO standardeve, siç kumtpi Ministria, janë: ORNAMAKS SHPKNJP Shkup, BAGA FOOD SHPK Manastir, BURDEM-PLASTIK SHPK Studeniçan, BIMFOOD SHPK Prilep, PROAHIS INOVATION SHPK Manastir, GALATEKS SHPKNJP Kumanovë, AKCES KONSTRAKSHËN GRUP Shkup, EVROPA 92 SHPKNJP Koçanë, MARMAJOZ SHPK Prilep. Ndërsa për masën e vendosjes së standardeve HALLALL janë: SOKO GORICA SHPKNJP Shkup, NURO KOMPANI SHPK fsh, Kamjan, Bogovinë, NELLKOSKI ORGANIK FUD SHPKNJP fsh. Drasllajcë, Strugë, ANETA KOMPANI SHPKNJP Shkup, LECKER SHPKNJP fsh. Trebosh, Zhelinë
“Duke marrë parasysh nevojat e kompanive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës edhe në të ardhmen do të vazhdojë të zbatojë masa dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e konkurrentësisë së NVM-ve”, ceket në kumtesë.