Takimi Bozhinovska – Balluku: Interkonektori mes dy vendeve, prioritet për lidhjen e rrjetit rajonal energjetik
Ministrja e Energjetikës, e Minierave dhe e Burimeve Minerale, zonja Sanja Bozhinovska, pati takim produktiv me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe të Energjisë së Republikës sëShqipërisë, zonjën Belinda Balluku. Bisedimet kishin për qëllim thellimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin energjetik, me fokus të veçantë në ecurinë e projektit për interkonektorin ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, […]
Ministrja e Energjetikës, e Minierave dhe e Burimeve Minerale, zonja Sanja Bozhinovska, pati takim produktiv me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe të Energjisë së Republikës sëShqipërisë, zonjën Belinda Balluku. Bisedimet kishin për qëllim thellimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin energjetik, me fokus të veçantë në ecurinë e projektit për interkonektorin ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, i cili do të mundësojë lidhjen energjetikemes dy vendeve.
Projekti i interkonektorit, i cili mbështetet nga Bashkimi Europian dhe nga institucione të tjera ndërkombëtare, synon të sigurojë stabilitet energjetik dhe rritje të fleksibilitetit në furnizimin me gaz natyror për gjithë rajonin. Plani parashikon që interkonektori të jetë pjesë e rrjetit më të gjerë rajonal energjetik, i cili do të lidhë rajonin tonë, duke mundësuar pavarësi dhekonkurrencë më të madhe energjetike.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e këtij interkonektiri si infrastrukturë kyç për lidhjen energjetike në rajon, i cili planifikohet të lidhë sistemet energjetike të Maqedonisë, të Shqipërisë dhe të Greqisë. Ky projekt do të mundësojë rritjen e furnizimit dhe diversifikimin e burimeve energjetike, rritjen e stabilitetit dhe të efikasitetit energjetik, si dhe uljen e varësisë nga importi i energjensëve.
Ministrja Bozhinovska theksoi se për Maqedoninë kjo lidhje është me rëndësi të madhe. “Me realizimin e këtij interkonektori, Maqedonia do të ketë qasje tëdrejtpërdrejtë në rrjetet e gazsjellësve në Shqipëri dhe në Greqi, që do të na mundësojë siguri dhe diversitet në furnizimin me energji. Kjo është jetike jo vetëm për sektorin energjetik, por edhe për mbarë ekonominë e vendit”, theksoi ministrja Bozhinovska.
Në kuadër të bisedimeve u hap edhe tema e lidhjes së tregjeve energjetike, e cila është pjesë e vizionit më të gjerë për bashkëpunim rajonal. Lidhja e tregjeve synon të lehtësojë tregtinë e energjisë, duke optimizuar përdorimin e burimeve dhe duke mundësuar transparencë dhe konkurrencë më të madhe në sektorine energjisë. Duke krijuar treg më të madh të përbashkët, do të mundësohet fleksibilitet më i madh, icili është kyç për përshtatjen me burimet ripërtëritëse dhe reduktimin e karburanteve fosile.
Zonja Balluku theksoi angazhimin e Shqipërisë për t’imbështetur nismat rajonale që lehtësojnë transitin energjetik dhe që përforcojnë bashkëpunimin në Ballkan. Gjatë takimit të dy ministrat ranë dakord për hapat e ardhshëm dhe planifikojnë takim shtesë dypalësh me qëllim të përshpejtimit të realizimit të projekteve me interes për të dy vendet dhe rajonin.
Me këtë takim, të dy vendet tregojnë gatishmëri për përparim të përbashkët drejt një rajoni të integruar dhe të pavarur nga energjia, si hap domethënës në drejtim të përmbushjes së synimeve europiane për energji të qëndrueshme dhe kontinent neutral ndaj klimës.