Mickoski: Jam gati për kompromis, por të mos hasim në pengesa të reja drejt BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski pret përgjigje nga Brukseli se si do të vazhdojnë negociatat me BE-në nëse miratohen ndryshimet kushtetuese. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se nuk ka ndikim rus në vend, por beson se euroskepticizmi inkurajohet nga disa politikanë bullgarë, transmeton Portalb.mk. Lidhur me deklaratën e […]

tetor 27, 2024 - 17:00
 0  4
Mickoski: Jam gati për kompromis, por të mos hasim në pengesa të reja drejt BE-së
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski pret përgjigje nga Brukseli se si do të vazhdojnë negociatat me BE-në nëse miratohen ndryshimet kushtetuese. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se nuk ka ndikim rus në vend, por beson se euroskepticizmi inkurajohet nga disa politikanë bullgarë, transmeton Portalb.mk.

Lidhur me deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ku tha se hapi i vetëm për fillimin e negociatave janë ndryshimet kushtetuese për të cilat shteti tashmë ka rënë dakord, dhe nëse vendi ka marrë jo si përgjigje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, Mickoski tha se duhet t’i lihet kohës.

Jam i gatshëm të bisedoj me këdo, të ulem me çdo njeri që ka qëllim të sinqertë për të gjetur zgjidhje për këtë problem, sepse synimi ynë është të bëhemi pjesë e familjes evropiane. Edhe pse jam i bindur se e kemi merituar shumë më herët, madje para disa vendeve të tjera anëtare të BE-së. Për fat të keq, për shkak të padrejtësisë që u është shkaktuar qytetarëve maqedonas dhe neve si shtet, sot ende nuk mund të fillojmë as negociatat. Kjo nuk është një garë ku duhet vetëm të merrni pjesë. Ne tani kemi ardhur në situatë ku duhet të jemi të sigurt se do ta përfundojmë këtë garë”, tha Mickoski.

Ai tha se është i gatshëm për kompromis, por vetëm nëse ai kompromis nënkupton rezultate.

“Në rastin tonë fundi do të nënkuptojë anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, tha Mickoski.

Ndryshe, presidentja e KE-së Ursua von der Leyen, gjatë vizitës në Shkup më 24 tetor 2024 tha se Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese që të mund të ecë përpara në rrugën e saj eurointegruese.

Kujtojmë se, në raport me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.