Dy e mbajnë, tjetri e godet: Pamjet e tmerrshme të dhunës së policëve ndaj qytetarit në Klinë

Tre policë i kanë shkelur autorizimet e tyre duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari të shtunën në Klinë. Njëri nga policët, siç shihet në pamjet e publikuara nga Indeksonline, e godet pa ndalur në trup dhe fytyrë qytetarin e prangosur, i cili nuk reziston. Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore dhe ka rekomanduar

qershor 30, 2025 - 17:00
 0  2
Dy e mbajnë, tjetri e godet: Pamjet e tmerrshme të dhunës së policëve ndaj qytetarit në Klinë

Tre policë i kanë shkelur autorizimet e tyre duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari të shtunën në Klinë.

Njëri nga policët, siç shihet në pamjet e publikuara nga Indeksonline, e godet pa ndalur në trup dhe fytyrë qytetarin e prangosur, i cili nuk reziston.

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore dhe ka rekomanduar suspendimin e tre policëve.

“Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK ka paralajmëruar se në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.