Dy grave iu grabitën sendet personale në Shkup
Dy gra janë grabitur dje në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, raporton Portalb.mk. Së pari, rreth orës 17:20, 61-vjeçarja E.P. nga Shkupi ka raportuar se një orë më parë në një stacion autobusi në Aerodrom, një person e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë bizhuteritë personale. Në mbrëmje një vajzë 20-vjeçare raportoi […]
Dy gra janë grabitur dje në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, raporton Portalb.mk.
Së pari, rreth orës 17:20, 61-vjeçarja E.P. nga Shkupi ka raportuar se një orë më parë në një stacion autobusi në Aerodrom, një person e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë bizhuteritë personale.
Në mbrëmje një vajzë 20-vjeçare raportoi se rreth orës 19:30 afër një qendre tregtare në Aerodrom, një person e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë çantën me para, dokumente personale dhe sende personale.
Më herët 55-vjeçari B.M. nga fshati Klepaç i Prilepit, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22 në zonën e qendrës së Shkupit është sulmuar fizikisht nga një person, i cili i ka marrë bizhuteritë personale.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.