Dy javë para fillimit të sezonit të ngrohjes, EMV filloi vendosjen e tubit të ri të ngrohjes në urën e djegur të Bellasicës
Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) njoftuan se sot, dy javë para fillimit të sezonit të ngrohjes, ka filluar instalimi i gypave të rinj të tubacionit të ngrohjes nën urën e Bellasicës, së bashku me Distribucionin e Ngrohjes EMV, transmeton Portalb.mk. EMV thotë se “instalimi i tubacionit të ngrohjes do të kryhet në muajt në […]
Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) njoftuan se sot, dy javë para fillimit të sezonit të ngrohjes, ka filluar instalimi i gypave të rinj të tubacionit të ngrohjes nën urën e Bellasicës, së bashku me Distribucionin e Ngrohjes EMV, transmeton Portalb.mk.
EMV thotë se “instalimi i tubacionit të ngrohjes do të kryhet në muajt në vijim për të qenë plotësisht gati për funksionim gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes”.
Vitin e kaluar më 20 tetor EMV njoftoi se ka filluar vendosja e tubave të rinj. Më pas ai bëri të ditur se objekti është riparuar dhe se tubat e vjetër të dëmtuar janë hequr me sukses.
“Deri në zbatimin e plotë, dërgimi i energjisë termike në pjesën qendrore të qytetit, si në sezonin e kaluar të ngrohjes, do të kryhet përmes degës funksionale të tubit primar të ngrohjes “A”, duke përfshirë sasitë e dorëzuara nga TE – TO. Me këtë, nevojat e konsumatorëve të energjisë termike do të vazhdojnë të plotësohen plotësisht, edhe në rast të temperaturave të ulëta të jashtme”, thuhet në njoftimin e EMV.
Ndryshe, sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor 2024 dhe mbaron më 15 prill 2025.