Kryeparlamentari Basha e pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, i kërkon mbështetje përballë “agresionit të Serbisë”
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Basha ka kërkuar mbështetje nga Shqipëria. “Në këtë kuadër, Kryeparlamentari Basha kërkoi gjithashtu mbështetje të mëtejshme nga Shqipëria për t’u përballur me sfidat që Kosova po kalon, sidomos përballë agresionit të vazhdueshëm nga Serbia, e cila, në forma të


Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Basha ka kërkuar mbështetje nga Shqipëria.
“Në këtë kuadër, Kryeparlamentari Basha kërkoi gjithashtu mbështetje të mëtejshme nga Shqipëria për t’u përballur me sfidat që Kosova po kalon, sidomos përballë agresionit të vazhdueshëm nga Serbia, e cila, në forma të ndryshme ndërmerr sulme diplomatike, propagandistike dhe destabilizuese ndaj Kosovës. Kryetari gjithashtu kërkoi nga shteti shqiptar që në takimet me partnerët ndërkombëtarë, të insistojë për largimin e masave të padrejta ndaj Kosovës, duke theksuar nevojën për qasje të drejtë dhe të barabartë në raport me shtetin dhe qytetarët e Kosovës.”
