Dy të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë

Në aksidentin mes tri automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë, mbetën të lënduar dy persona. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. “Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë

maj 24, 2025 - 19:00
 0  6
Dy të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë

Në aksidentin mes tri automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë, mbetën të lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore”, tha Bajrami.

Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje.