Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka, policia jep detaje

Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Front Online se në Mitrovicë të Veriut janë gjetur të djegura dy vetura me targa serbe. Njëri është i tipit Skoda Octavia dhe tjetri një Mercedes C Clas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe hetuesi kujdestar i cili edhe […]

qershor 1, 2024 - 15:00
 0  7
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka, policia jep detaje
dy-veturave-me-targa-serbe-ne-mitrovice-te-veriut-iu-vihet-flaka,-policia-jep-detaje

dy-veturave-me-targa-serbe-ne-mitrovice-te-veriut-iu-vihet-flaka,-policia-jep-detaje

Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Front Online se në Mitrovicë të Veriut janë gjetur të djegura dy vetura me targa serbe.

Njëri është i tipit Skoda Octavia dhe tjetri një Mercedes C Clas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe hetuesi kujdestar i cili edhe ka njoftuar Prokurorin për të iniciuar rastin “zjarrëvënie”.

Elshani ka thënë se aktualisht s’ka të dyshuar.

“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani per Front Online.