Heqja e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale, Nushi: Dështim spektakolar i Qeverisë

Ka pasur një vendim të Këshillit të Bashkimit Evropian që ua mundëson lëvizjen pa viza serbëve të Kosovës, me pasaporta ilegale të lëshuara nga Serbia. E një vendim si ky, sekretari i PSD-së, Nol Nushi po e sheh si dështim spektakolar të qeverisë. Sipas Nushit, në këtë formë po faktizohet sovraniteti i dyfishtë mbi Kosovë, […]

Korrik 24, 2024 - 08:30
 0  8
Heqja e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale, Nushi: Dështim spektakolar i Qeverisë
heqja-e-vizave-per-serbet-e-kosoves-me-pasaporta-ilegale,-nushi:-deshtim-spektakolar-i-qeverise

heqja-e-vizave-per-serbet-e-kosoves-me-pasaporta-ilegale,-nushi:-deshtim-spektakolar-i-qeverise

Ka pasur një vendim të Këshillit të Bashkimit Evropian që ua mundëson lëvizjen pa viza serbëve të Kosovës, me pasaporta ilegale të lëshuara nga Serbia. E një vendim si ky, sekretari i PSD-së, Nol Nushi po e sheh si dështim spektakolar të qeverisë.

Sipas Nushit, në këtë formë po faktizohet sovraniteti i dyfishtë mbi Kosovë, duke qenë se po lëshohen dokumente nga dy palë në një shtet.

“Është dështim spektakolar i Qeverisë. Ashtu siç i kanë marrë meritat për liberalizimin e vizave të Kosovës, duhet me marr edhe fajësinë për këtë liberalizim paralel që po ndodhë në Kosovë. Kështu po faktizohet sovraniteti i dyfishtë mbi Kosovë. Dokumente po lëshojnë dy palë në një shtet”, është shprehur ai në Tëvë 1.

Ndërsa, Nushi konsideron se kjo qeveri nuk ka bërë sa duhet për integrimin e serbëve të veriut.

“Qeveria ka pasur vetëm një qasje “me shkop” karshi integrimit të serbëve, ne nuk kemi parë akoma qasje të incentivave për tu integruar. Neve na duhet një Kosovë ku njerëzit jetojnë me dëshirë. Ky vendim nuk ka me i kontribu stabilitetit në Kosovë, është në linjë me krejt veprimet e njëanshme që i ka bërë qeveria jonë”, ka shtuar ai.