Dyshimet për parregullësi në zgjedhje, Elezi: Prokuroria mund të flasë për hetimet, ne i vëmë në dispozicion të gjitha materialet
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka folur edhe për hetimet që po ndodhin nga Prokuroria rreth dyshimeve të ngritura për parregullsi në zgjedhje dhe për problemet që kanë ndodhur me faqen e KQZ-së në natën e 9 shkurtit. Elezi ka thënë se adresa për pyetje rreth hetimeve është Prokuroria e
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka folur edhe për hetimet që po ndodhin nga Prokuroria rreth dyshimeve të ngritura për parregullsi në zgjedhje dhe për problemet që kanë ndodhur me faqen e KQZ-së në natën e 9 shkurtit.
Elezi ka thënë se adresa për pyetje rreth hetimeve është Prokuroria e Shtetit dhe vetëm ata mund të flasin për procesin e hetimit, ndërkohë që ka shtuar se KQZ është e gatshme të ofrojë të gjitha materialet e nevojshme që i nevojiten Prokurorisë për hetimin.
“Është prokuroria që mund t’iu japë përgjigje për natyrën e hetimeve që është duke i zhvilluar. Ne si KQZ ofrojmë të gjitha materialet e nevojshme për hetimin”, ka thënë Elezi.