E konfirmon policia: Një i plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë
Një person ka mbetur i plagosur nga gjuajtjet me armë që kanë ndodhur para rreth një ore në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. Ahmeti ka bërë me dije se është arrestuar një i dyshuar. “Sot rreth orës 22:40, kemi marrë informatën […]
Një person ka mbetur i plagosur nga gjuajtjet me armë që kanë ndodhur para rreth një ore në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se është arrestuar një i dyshuar.
“Sot rreth orës 22:40, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën Maliq Pashë Gjinovci në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani është arrestuar një person i dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti.