E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA’së takon Osmanin në prag të vizitës së zyrtarit amerikan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së gjatë vitit 2025. Në prag
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së gjatë vitit 2025.
Në prag të vizitës së Zëvendës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, u diskutua për qëllimin e kësaj vizite, si dhe u fol për disa nga temat kryesore që do të trajtohen.
“Gjatë bisedës, Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati theksuan rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.