Haradinaj thotë se Serbia e do Albin Kurtin në pushtet, madje ka një teori se si po ë bën këtë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Serbia po bën gjithçka për ta mbajtur Albin Kurtin në pushtet, duke e konsideruar atë kundërvlerën më të mirë për të fshehur politikat e saj. Haradinaj tha se Serbia përdor incidente në veri për të faktorizuar Kurtin dhe për të dëmtuar imazhin e
![Haradinaj thotë se Serbia e do Albin Kurtin në pushtet, madje ka një teori se si po ë bën këtë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710237-haradinaj-thote-se-serbia-e-do-albin-kurtin-ne-pushtet-madje-ka-nje-teori-se-si-po-e-ben-kete.jpg)
![haradinaj-thote-se-serbia-e-do-albin-kurtin-ne-pushtet,-madje-ka-nje-teori-se-si-po-e-ben-kete](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710237-haradinaj-thote-se-serbia-e-do-albin-kurtin-ne-pushtet-madje-ka-nje-teori-se-si-po-e-ben-kete-1024x639.jpg)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Serbia po bën gjithçka për ta mbajtur Albin Kurtin në pushtet, duke e konsideruar atë kundërvlerën më të mirë për të fshehur politikat e saj.
Haradinaj tha se Serbia përdor incidente në veri për të faktorizuar Kurtin dhe për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Serbia e bën çmos me mbetë Albin Kurti në pushtet, se është kundërvlera më e mirë e tyre që ata mos mu dukë të këqij, e që Kosova m’u duk keq me dalë fajtore”, tha Haradinaj.