E përmendi në rast vrasje, Pacolli i përgjigjet ministrit Peci: Nëse “Spec-i” i paska listat, le t’i tregojë Prokurorisë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e Pacollit në “dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës”. Ndaj kësaj akuze, Pacolli tha se nëse ka informata për këtë ministri, atë t’i tregoj prokurorisë. “T’i
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e Pacollit në “dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës”.
Ndaj kësaj akuze, Pacolli tha se nëse ka informata për këtë ministri, atë t’i tregoj prokurorisë.
“T’i tregon prokurorisë që nuk i paskan këto fakte , t’ju tregon se si unë jam mar me vrasje dhe se prokurorit perëndimorë që 40 vite nuk kanë qenë të aftë të më zbulojnë, e ky far Spec-e i paska listat!!!!”, u shpreh ai për Periskopin.
Krejt kjo nisi, pasi Pacolli e këshilloi ministrin që mos të reagoj emocionalisht nëse në skandalet që iu zbuluan s’ka gisht.