E thirri para shtëpisë dhe e plagosi shkupjanin 42 vjeçar, me lëndime u dërgua në klinikë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që në orët e mbrëmjes në fshatin Haraçinë është plagosur një person para derës së shtëpisë së tij, transmeton Portalb.mk. “Qendra e klinikës “Nëna Terezë” në orët e mbrëmjes ka njoftuar SPB Shkup se në hapësirat e tyre është pranuar 42 vjeçari Q.D. nga fshati Haraçinë – Shkup, […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që në orët e mbrëmjes në fshatin Haraçinë është plagosur një person para derës së shtëpisë së tij, transmeton Portalb.mk.
“Qendra e klinikës “Nëna Terezë” në orët e mbrëmjes ka njoftuar SPB Shkup se në hapësirat e tyre është pranuar 42 vjeçari Q.D. nga fshati Haraçinë – Shkup, me lëndime në këmbën e djathtë të shkaktuara nga arma e zjarrit ”, sqaroi Policia.
Raportohet që ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur i plagosuri është thirrën para derës së shtëpisë së tij, ku u plagos me armë zjarri. Policia ka gjetur gjurmë, ndërsa është duke punuar në zbardhjen e rastit.