Sot luhen tetë ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut, në Tetovë do të luhet “derbi shqiptar”
Në kuadër të 1/8 së finalet së Kupës së Maqedonisë së Veriut, sot do të luhen tetë ndeshjet, ku fituesi i ndeshjes do të kualifikohet menjëherë për në çerekfinale, transmeton Portalb.mk. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në ora 14:00, sikur edhe ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Shkëndijës së Haraçinës që zhvillohet në Tetovë. […]
Në kuadër të 1/8 së finalet së Kupës së Maqedonisë së Veriut, sot do të luhen tetë ndeshjet, ku fituesi i ndeshjes do të kualifikohet menjëherë për në çerekfinale, transmeton Portalb.mk.
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në ora 14:00, sikur edhe ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Shkëndijës së Haraçinës që zhvillohet në Tetovë. Ndeshja do të referohet nga Ralevski Bllagojçe.
“E mërkura sjell ndeshjen e Kupës ndërmjet dy Shkëndijave, derisa duke ftuar sa më shumë spektatorë dhe për nder të tifozerisë mysafire, kryesia ka vendosur hyrja të jetë pa pagesë”, njoftojnë nga Shkëndija e Tetovës.
Më 4 tetor, kur ishin publikuar ndeshjet e 1/8 së finales, të dy Shkëndijat kishin reaguar në lidhje me ndeshjet e sodit, duke e vlerësuar si ndeshje “festive”.
“Pas shumë viteve pauzë, kemi kënaqësinë që do të përballemi në një ndeshje zyrtare me vëllezërit tanë nga Haraçina e Shkupit. Dueli i vlefshëm për 1/8 e finales së Kupës ndërmjet dy Shkëndijave do të luhet në Tetovë më 23 tetor me fillim në orën 14:00 dhe ne si klub presim të jetë një festë e vërtetë e futbollit, pavarësisht se në terren secila skuadër do të kërkojë kualifikimin”, deklarojnë nga Shkëndija e Tetovës.
Shkëndija e Haraçinës gjithashtu këtë ndeshje e ka vlerësuar si ditë feste.
“Ky duel mes dy Shkëndijave nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por një festë e miqësisë dhe bashkimit, ku të dyja skuadrat do të luajnë me zemër për krenarinë e tyre dhe për të dhuruar një spektakël të vërtetë”, deklaruan nga Shkëndija e Haraçinës.
Në të njëjtën kohë do të luajnë edhe shtatë ndeshjet tjera:
Gostivari-Bregalnica
Sileksi-Shkupi
AP Brera-Besa
Struga-Makedonija Gj.P.
Arsimi-Voska
Vardari-Tikveshi
Pelisteri-Detonit
Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.