Edhe krahas rasteve gjyqësore, Merko mbetet në postin e kryetarit
Përkundër rasteve të shumta gjyqësore që aktualisht zhvillohen ndaj tij, Ramiz Merko vazhdon të ulet në karrigen e kryetarit të komunës së Strugës. As lista e zezë amerikane, në të cilën ai u vendos gati dy vjet më parë, nuk ishte arsye e mjaftueshme që ai të merrte përgjegjësi morale dhe të largohej nga detyra. […] The post Edhe krahas rasteve gjyqësore, Merko mbetet në postin e kryetarit appeared first on InfoShqip.com.

Përkundër rasteve të shumta gjyqësore që aktualisht zhvillohen ndaj tij, Ramiz Merko vazhdon të ulet në karrigen e kryetarit të komunës së Strugës. As lista e zezë amerikane, në të cilën ai u vendos gati dy vjet më parë, nuk ishte arsye e mjaftueshme që ai të merrte përgjegjësi morale dhe të largohej nga detyra. Banorët e Strugës thonë se Merko është dashur ta kishte bërë këtë shumë kohë më parë. Por ka pasur edhe nga ata që thonë se Merko duhet të kryejë të gjithë mandatin e tij.
“Po të pyetem unë, duhet të heq dorë. Struga nuk është qytet i madh, të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Ai është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së, të gjitha këto janë elemente që tregojnë se ai duhet të tërhiqet, jo ta urdhërojë dikush. Vendimi është i tij, por procedura gjyqësore duhet të përfundojë, kush e di se çfarë vendimi do të marrë gjykata, është e pavarur”, tha një qytetar.
“Jo, nuk duhet të qëndrojë në komunë, se është në listën e zezë, ka raste të ndryshme gjyqësore, prandaj nuk duhet të qëndrojë. Autoritetet duhet ta gjykojnë dhe ta largojnë. Janë shkelur ligjet, sepse duhet ta hiqnin menjëherë kur hyri në listën e zezë”, u shpreh një tjetër qytetar.
“A mendoni se ai duhet të vazhdojë të shërbejë si kryetar në këto rrethana? Jo, jo. Është e ditur se procedurat ligjore janë duke u zhvilluar. Unë nuk jam gjykatës. Ai duhet të tërhiqet, por nuk e di se çfarë ka ndodhur”, theksoi një qytetar.
“Ka të bëjë kryesisht me moralin njerëzor. Pasi është në listën e zezë, të gjithë duhet të largohen, por ju e dini se si është morali i njerëzve këtu. Nëse dikujt në fshat i bërtasin, ai duhet të largohet”, deklaroi një qytetar.
“Derisa ta gjykojnë, le ta udhëheqë komunën, nëse është e vërtetë. Përgjegjësia morale le të bart, ai nuk është i çmendur”, vlerësoi një qytetar,
“Nuk duhet ta lëmë komunën ta shkatërrojnë, ta vjedhin. Por kohët janë kështu tani, kush e mbush xhepin, e mbush dhe kaq”, theksoi një qytetar.
“Kryetari aktual i komunës së Strugës, Ramiz Merko, duhet të paraqitet në Gjykatë në fillim të muajit mars. Për datat 5, 6 dhe 7 mars janë caktuar disa seanca gjyqësore për disa raste. Ai tashmë po kryen mandatin e tij të katërt si kryetar i komunës”, raportoi Miki Trajkovski – gazetar.
Aktualisht janë nëntë raste gjyqësore aktive kundër Merkos. Për emërimet e paligjshme të drejtorëve në disa shkolla fillore, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, për blerjen e automjetit luksoz Audi dhe tre automjeteve të tjera, në kohën kur komuna e Strugës kishte llogari bankare të bllokuar. /Alsat.mk
The post Edhe krahas rasteve gjyqësore, Merko mbetet në postin e kryetarit appeared first on InfoShqip.com.