Edhe një tjetër përpjekje e dështuar për zgjedhjen e kryetarit të Kushtetueses, Gjykata mund të përballet me bllokadë
As gjyqtari kushtetues Osman Kadriu nuk ka marrë mbështetje për kryetar të Gjykatës Kushtetuese. Edhe raundi i dytë i votimit dështoi sot. Kadriu ishte kandidati i vetëm pasi Pavlovska – Daneva u tërhoq nga gara mëngjesin e sotëm për zhbllokimin e procesit, ndërsa Vasiq – Bozaxhieva sërish mori vetëm 5 vota edhe pa kundërkanidat, transmeton Portalb.mk. […]
As gjyqtari kushtetues Osman Kadriu nuk ka marrë mbështetje për kryetar të Gjykatës Kushtetuese. Edhe raundi i dytë i votimit dështoi sot. Kadriu ishte kandidati i vetëm pasi Pavlovska – Daneva u tërhoq nga gara mëngjesin e sotëm për zhbllokimin e procesit, ndërsa Vasiq – Bozaxhieva sërish mori vetëm 5 vota edhe pa kundërkanidat, transmeton Portalb.mk.
Kreu i ri i Kushtetueses duhet të zëvendësojë kryetaren paraprake, Dobrila Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës skadoi të dielën, më 2 qershor.
Gjykata mund të përballet me bllokadë, duke pasur parasysh se mandati i Katsarskës ka përfunduar dje, dhe rregullorja e punës nuk parashikon as nënkryetar dhe as ushtrues detyre.
Kreu i ri i Kushtetueses duhet të zëvendësojë kryetaren paraprake, Dobrila Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës skadoi të dielën, më 2 qershor.
Sipas Rregullores së Punës, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjedh kryetarin e Gjykatës nga radhët e gjyqtarëve me dy të tretat e shumicës së numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve, me votim të fshehtë.
Kryetarja e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një konferencë për media më 29.05.2024, prezantoi disa nga aktivitetet gjatë mandatit të saj trevjeçar.