Edhe Sveçla i falënderon serbët për konvertimin e patentë shoferëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar qytetarët serbë për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë të Serbisë në zyrtar të Kosovës. “Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve nga ata ilegal të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës.  I falënderoj të gjithë […]

gusht 25, 2024 - 02:00
 0  7
Edhe Sveçla i falënderon serbët për konvertimin e patentë shoferëve
edhe-svecla-i-falenderon-serbet-per-konvertimin-e-patente-shofereve

edhe-svecla-i-falenderon-serbet-per-konvertimin-e-patente-shofereve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar qytetarët serbë për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë të Serbisë në zyrtar të Kosovës.

“Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve nga ata ilegal të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës.  I falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe zbatimin e vendimit tonë.  U jam mirënjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe e në vazhdimësi”, shkroi Sveçla në Facebook.

Kësi lloj falënderimi, bëri më parë edhe kryeministri Albin Kurti.