Edhe TVM si Alsati dhe Alfa – Në kontroll të qeverisë. Nuk e realizoi debatin për Çairin
Sipas vendimit të Shërbimit të Parë Programor të Televizionit të Maqedonisë, debatet zgjedhore do të zhvilloheshin edhe në rast se ndonjëri nga kandidatët mungon, me një karrige bosh për të The post Edhe TVM si Alsati dhe Alfa – Në kontroll të qeverisë. Nuk e realizoi debatin për Çairin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sipas vendimit të Shërbimit të Parë Programor të Televizionit të Maqedonisë, debatet zgjedhore do të zhvilloheshin edhe në rast se ndonjëri nga kandidatët mungon, me një karrige bosh për të munguarin. Por ky rregull u thye në debatin e paraparë për komunën e Çairit, pasi mungesa e kandidatit të VLEN-it, Izet Mexhiti, çoi në anulimin e debatit.
Kandidati i Aleancës për Integrim (AKI) në Çair, Bujar Osmani, reagoi duke akuzuar Televizionin e Maqedonisë për mosrespektim të fjalës së dhënë:
“Mendoj se edhe Televizioni i Maqedonisë duhet ta mbajë fjalën e dhënë në ftesë, se në rast se njëri nga kandidatët nuk paraqitet, karrigia duhet të mbetet bosh. Dy kandidatët e tjerë pranuan, vetëm Mexhiti nuk pranoi”, tha Osmani.
Anulimi i debatit ngre dyshime për ndikim të drejtpërdrejtë politik mbi redaksinë e TVM-së, në një kohë kur institucioni publik është i obliguar me ligj të sigurojë qasje të barabartë dhe trajtim të paanshëm të të gjithë kandidatëve.
Ndërkohë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), në raportin e saj për periudhën nga 10 gushti deri më 28 shtator 2025, konstaton se në përgjithësi mediat janë përmbajtur nga shkeljet e Kodit Zgjedhor, me përjashtim të TV Alfa dhe Alsat-M, të cilat nuk e kanë respektuar parimin e paanësisë.
Sipas ASHMAA-së:
- TV Alfa ka favorizuar VMRO-DPMNE-në dhe Qeverinë, me tone dhe korniza pozitive, ndërsa ka mbajtur qëndrim negativ ndaj LSDM-së;
- Alsat-M ka pasur ton dhe korniza negative ndaj BDI-së në raportimet e saj.
Por pas rastit të Çairit, duket se edhe Televizioni i Maqedonisë (TVM) po hyn në të njëjtën listë të mediave që nuk veprojnë si shërbim publik, por si instrument në kontroll të qeverisë.
Anulimi i debatit nuk është vetëm shkelje e rregullave të njoftuara publikisht nga vetë TVM, por edhe një precedent i rrezikshëm për standardet e raportimit të drejtë dhe të barabartë gjatë fushatës zgjedhore. Gazeta Flaka
The post Edhe TVM si Alsati dhe Alfa – Në kontroll të qeverisë. Nuk e realizoi debatin për Çairin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
