Edi Rama takon stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë në NATO: Jeni bërë pjesë e aleancës me meritokraci, pa kushëri e parti
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë, të cilët punojnë në NATO. Gjatë fjalës së mbajtur, kryeministri vuri theksin te meritokracia. Sipas Ramës, kjo ka sjellë që dhjetëra të rinj shqiptarë të bëhen pjesë e NATO-s pa asnjë kushëri apo pa asnjë parti. […]
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë, të cilët punojnë në NATO.
Gjatë fjalës së mbajtur, kryeministri vuri theksin te meritokracia. Sipas Ramës, kjo ka sjellë që dhjetëra të rinj shqiptarë të bëhen pjesë e NATO-s pa asnjë kushëri apo pa asnjë parti.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky komunitet gëzon respektin e të gjithëve dhe e bën Shqipërinë e vogël krenare në një nga qendrat më të mëdha vendimmarrëse të botës.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Këtu në qendrën e NATO kontribuojnë qoftë për misionin e Shqipërisë, qoftë dhe për stafin ndërkombëtar të NATO si pjesë e tij. Kjo është një arsye krenarie, një arsye frymëzimi dhe patjetër është dhe një arsye besimi tek kombi ynë, tek shoqëria jonë dhe tek kapacitetet e vendit tonë. Gjeneratë që sot është jo vetëm, protagoniste në Shqipëri ku ka shkëlqyer në të gjithë procesin kompleks për çeljen negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE por edhe jashtë Shqipërisë ku një sërë prej jush shkëlqeni si pjesë e NATO, ku jeni zgjedhur pa asnjë kushëri, pa asnjë parti. Këtu e vetmja parti që i bashkon këto kombe është partia e vlerave të demokracisë, lirisë dhe të një sigurie që garantin këto vlera. Më vjen mirë që në këtë panoramë shoh ushtarakët tanë, që këtu duken si të jashtëm, dhe për hir të së vërtetës të shikuarit nga brenda të realitetit të kësaj trupe. Më vjen mirë që përgjithësisht që nga radha e parë deri te vajzat në fund dukeni mirë.