Haradinaj kritikon Kurtin për mosparaqitjen në prokurori: Kryehajni po e bën Kosovën të duket shtet mafioz

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor, ku ishte ftuar për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Haradinaj e cilësoi veprimin e Kurtit si të “paprecedentë dhe të pafalshëm,” duke akuzuar kryeministrin për përfshirje të

dhjetor 18, 2024 - 01:00
 0  4
Haradinaj kritikon Kurtin për mosparaqitjen në prokurori: Kryehajni po e bën Kosovën të duket shtet mafioz
haradinaj-kritikon-kurtin-per-mosparaqitjen-ne-prokurori:-kryehajni-po-e-ben-kosoven-te-duket-shtet-mafioz

haradinaj-kritikon-kurtin-per-mosparaqitjen-ne-prokurori:-kryehajni-po-e-ben-kosoven-te-duket-shtet-mafioz

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor, ku ishte ftuar për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Haradinaj e cilësoi veprimin e Kurtit si të “paprecedentë dhe të pafalshëm,” duke akuzuar kryeministrin për përfshirje të drejtpërdrejtë në korrupsion dhe për krijimin e një ambienti të mbrojtur për të korruptuarit.

“Mendoj që sjellja e Kurtit është e paprecedentë. Pra është e pafalshëm, një sjellje e tillë, nuk është se është e re, ai ka sulmuar organet e rendit, të ligjit e ka sulmuar prokurorinë, ka mbrojtur të korruptuarit. Mirëpo edhe akti i mosshkuarjes është i paprecedente, i pafalshëm. Mendoj që kjo dëshmon se si nuk është me ligjin, ai është me të korruptuar me korrupsionin, me hajnin.

Po të mos ishte i përfshirë në korrupsion, mos të mos ishte shefi i atyre që janë përfshirë në korrupsion, po të mos i kishte ato lidhjet e shkurt, ndoshta edhe s’do të kishte pas arsyeje me ik”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Në lidhje me kritikën e tij të mëhershme, Haradinaj rikujtoi qëndrimet e Kurtit ndaj prokurorisë, duke thënë se sulmet e tij të vazhdueshme kundër organeve të drejtësisë tregojnë qartë një tendencë për të mbrojtur individë të korruptuar nga radhët e partisë së tij.

“Unë e kam akuzuar Kurtin në parlament për lidhjet e shkurt, për krijimin e ambientit të sigurt për korrupsion për njerëzit e tij të besueshëm. Sepse këtë bindje e kam krijuar kur e sulmonte prokurorin dhe jo të korruptuarit”, ka shtuar Haradinaj.

Ndonëse nuk shkoi për tu intervituar në prokurori, Kurti kishte shprehur gatishmërinë “t’i mirëpres” prokurorët e rastit në zyren e tij.

Shkaku i udhëtimit sot s’iu shkoi për intervistim, Kurti i fton në zyrën e tij dy prokurorët e Speciales

Haradinaj deklaroi se ky veprim po dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës, duke e paraqitur atë si një shtet “mafioz” dhe jo ligjor.

“Në planin ndërkombëtar kjo na nxjerr shumë keq. Na nxjerr si shtet mafioz, e jo ligjor. Sepse i bie që shefi i të korruptuarve, në këtë rast krye hajni krye mafiozi… në perëndim nuk njihet si sjellje ligjore ose në bazë ë ligji njihet si kapo. Pra unë jam kapo, unë jo, ju duhet me ardh të unë. S’ka të bëjë më shtetin, ligjore me kushtetutën”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj në Debat Plus, teksa kritikonte Kurtin për moshkuarjen në Prokurorinë Speciale.