Eksperti amerikan ia dorëzon BDI-së draftin e parë të “rajonalizimit të shtetit”

Bashkimi Demokratik për Integrim e quan ofendues faktin që një putinist i përbetuar, një mos-njohës i pavarësisë së Republikës së Kosovës si Ivan Stoilkoviq, është zëvendës kryeministër dhe ministër përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit edhe pse të njejtën as që e njeh dhe as që e respekton. Sipas BDI-së, si pasojë, buxheti për shënimin e […] The post Eksperti amerikan ia dorëzon BDI-së draftin e parë të “rajonalizimit të shtetit” appeared first on InfoShqip.com.

gusht 12, 2024 - 17:00
 0  8
Eksperti amerikan ia dorëzon BDI-së draftin e parë të “rajonalizimit të shtetit”

Bashkimi Demokratik për Integrim e quan ofendues faktin që një putinist i përbetuar, një mos-njohës i pavarësisë së Republikës së Kosovës si Ivan Stoilkoviq, është zëvendës kryeministër dhe ministër përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit edhe pse të njejtën as që e njeh dhe as që e respekton.

Sipas BDI-së, si pasojë, buxheti për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit është zvogëluar me vendim të qeverisë monoetnike dhe aminin e vazalëve puthadorë të cilët kanë okuparni stitucionet e shtetit pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me preferencë të VMRO DPMNEsë si në kohërat e monizmit dhe të Millosheviqit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të qëndrojë duarkryq kur shqiptarët dhe të tjerët po poshtërohen çdo ditë dhe kur çdo e arritur në drejtim të barazisë po zhbëhet.

Prandaj dhe kemi angazhuar autorin e Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe ekipin e tij pranë PILPG për të hartuar platformë ligjore mbi legjitimitetin, me ç’rast drafti i parë tashmë është dorëzuar dhe do të shqyrtohet në kuadër të Frontit Europian e më pas edhe në publik me botën akademike, organizatat joqeveritare, mediat, qytetarët”, ka njoftuar BDI.

Manifestimi qëndror për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit mbahet nesër, e martë, 13 gusht 2024, me fillim në ora 12:00 në hotelin Aleksandar Palas në Shkup.

The post Eksperti amerikan ia dorëzon BDI-së draftin e parë të “rajonalizimit të shtetit” appeared first on InfoShqip.com.