Eksperti i komunikacionit: Faktori njëri është determinues për aksidentet në Kosovë
Eksperti i komunikacionit, Naser Lajqi, ka deklaruar për “Front Online” se faktori njëri është determinues për aksidentet në Kosovë. Sipas tij, dy faktorët tjerë janë kushtet atmosferike dhe shpejtësia. “Faktorin rrugë nëse e shikojmë në analizat që bëhen për aksidente të veçanta, nuk është një përqindje e madhe, 10-12%, por faktori njeri është dominant që […]
Eksperti i komunikacionit, Naser Lajqi, ka deklaruar për “Front Online” se faktori njëri është determinues për aksidentet në Kosovë.
Sipas tij, dy faktorët tjerë janë kushtet atmosferike dhe shpejtësia.
“Faktorin rrugë nëse e shikojmë në analizat që bëhen për aksidente të veçanta, nuk është një përqindje e madhe, 10-12%, por faktori njeri është dominant që po ndikon në rritjen e numrit të aksidenteve. Kushtet atmosferike dhe shpejtësia e papërshtatshme për rrugë janë dy elementet tjera”, deklaroi Lajqi.
Policia e Kosovës ka apeluar tek ngasësit e automjeteve
Nga Policia e Kosovës apelojnë tek të gjithë shoferët ne veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe kërkojmë nga ta që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë.
Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme./Front Online