Eksporti i mallrave shënoi rënie në RMV në katër muajt e parë të 2024
Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – prill 2024, është 162.549 milionë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 5.5 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. Vlera e mallit të importuar, në janar […]
Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – prill 2024, është 162.549 milionë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 5.5 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.
Vlera e mallit të importuar, në janar – prill të vitit 2024, është 231.266 milionë denarë, që është për 3.7 % më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Deficiti tregtar, në periudhën janar – prill të vitit 2024, është 68.717 milionë denarë.
Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar – prill të vitit 2024, është 70.3 %.
Në periudhën janar – prill të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën.