Elita Rudi mahnit me dukjen elegante, ndërsa shijon pushimet në Turqi
Çifti i dashur i showbizit, Gjiko dhe Elita Rudi, ndodhen sërish në pushime. Dhe si destinacion të këtij udhëtimi këtë herë kanë zgjedhur Turqinë, pas një kohe që kaluan në Afrikë. Ka qenë prezantuesja e njohur që ka ndarë me ndjekësit disa pamje, ku shihet se po kalojnë një kohë të mrekullueshme. Foto: Screenshot/Instagram Natyrisht […]
Çifti i dashur i showbizit, Gjiko dhe Elita Rudi, ndodhen sërish në pushime.
Dhe si destinacion të këtij udhëtimi këtë herë kanë zgjedhur Turqinë, pas një kohe që kaluan në Afrikë.
Ka qenë prezantuesja e njohur që ka ndarë me ndjekësit disa pamje, ku shihet se po kalojnë një kohë të mrekullueshme.
Natyrisht bashkë me ta janë edhe fëmijët e tyre: Zëri dhe Bota.
Moderatorja ka shkëlqyer në një nga dukjet e fundit, me një fustan elegant blu të përzier.
“A mund ta ristartojmë verën?”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij postimi.
Të shumta qenë edhe komplimentet që ka marrë në komente nga miqtë e ndjekësit.
Elita dhe Gjiko theksojmë se janë një nga çiftet më të pëlqyer në estradë.