Emërimi i Llafçiskit për shef të Armatës, VLEN: Shpresojmë që procedura të jetë zhvilluar në koordinim me faktorin ndërkombëtar
Në lidhje me emërimin e Sashko Llafçiskit për shef të Armatës, nga koalicioni VLEN thonë se shpresojnë që i njëjti të jetë emëruar sipas gjitha standardeve të NATO-s, përcjell TV21. Zëdhënësi i VLEN, Fari Hiseni thotë se shpresojnë që për këtë emërim të jetë njoftuar faktori ndërkombëtarë në RMV. “Ne si koalicion VLEN shpresojmë dhe […]
Në lidhje me emërimin e Sashko Llafçiskit për shef të Armatës, nga koalicioni VLEN thonë se shpresojnë që i njëjti të jetë emëruar sipas gjitha standardeve të NATO-s, përcjell TV21. Zëdhënësi i VLEN, Fari Hiseni thotë se shpresojnë që për këtë emërim të jetë njoftuar faktori ndërkombëtarë në RMV.
“Ne si koalicion VLEN shpresojmë dhe besojmë që gjithë kjo procedurë të ketë shkuar në koordinim dhe të jenë njoftuar faktori ndërkombëtar te ne”, tha Hiseni duke mos u përgjigjur nëse kanë kërkuar përgjigje nga partnerët e koalicionit qeverisës në lidhje me atë se në çfarë baze është bërë ky emërim.