Emily Ratajkowski po ecte rrugës, teksa një burrë duke kaluar i thotë “Vish një bluzë vajzë”

Modelja e famshme Emily Ratajkowski ka publikuar në TikTok një video ku tregon se çfarë i tha një person i panjohur teksa ajo po ecte nëpër rrugët e New Yorkut. Modelja dhe aktorja 33-vjeçare po xhironte veten duke ecur nëpër rrugë e veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë të shkurtër me dekolte të […]

gusht 24, 2024 - 16:00
 0  6
Emily Ratajkowski po ecte rrugës, teksa një burrë duke kaluar i thotë “Vish një bluzë vajzë”

Modelja e famshme Emily Ratajkowski ka publikuar në TikTok një video ku tregon se çfarë i tha një person i panjohur teksa ajo po ecte nëpër rrugët e New Yorkut.

Modelja dhe aktorja 33-vjeçare po xhironte veten duke ecur nëpër rrugë e veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë të shkurtër me dekolte të hapur, dhe rastësisht ka kapur dhe komentin e kalimtarit.

“Vajzë, vish një bluzë”, i tha personi i panjohur, ndërsa modelja vazhdoi të ecte si të mos kishte ndodhur asgjë.

“Njihem për faktin se nuk jam as modeste as e kujdesshme”, shkroi modelja në videon e saj, duke iu referuar një trendi të ri në TikTok që promovon modestinë, sjelljen e mirë dhe turpin.

Ndërkohë, fansat e saj u rreshtuan në mbrojtje të saj.

“Ti nuk ia vure veshin, të adhuroj”, “Heshtja është përgjigjja më e mirë”, “Asgjë nuk e shqetëson mbretëreshën” dhe “Por ti je duke mbajtur një bluzë” janë disa nga komentet poshtë videos, e cila ka mbledhur 1.8 milion shikime.