E la futbollin për të filluar karrierë muzikore: Lisi, talenti i ri që po sjell radhazi projekte
Erlis Ukhagjaj njihej si një talent shumë premtues në Stuttgart të Gjermanisë, aty ku ka lindur dhe jeton. Megjithatë Lisi nuk kishte talent vetëm në futboll, por edhe në muzikë dhe qysh në moshë të vogël shkruante tekste. Me të kaluar vitet, Lisi e pa që muzika është profesioni që po i fle më shumë […]
Erlis Ukhagjaj njihej si një talent shumë premtues në Stuttgart të Gjermanisë, aty ku ka lindur dhe jeton.
Megjithatë Lisi nuk kishte talent vetëm në futboll, por edhe në muzikë dhe qysh në moshë të vogël shkruante tekste.
Me të kaluar vitet, Lisi e pa që muzika është profesioni që po i fle më shumë dhe vendosi një gjë. Ta lë futbollin dhe t’i përkushtohet vetëm muzikës, pasi në këtë profesion po e ndjen vetën më mirë.
Erlisi që tani me emrin artistik njihet si Lisi ka sjell dy projekte të reja dhe ka publikuar edhe klipet të këngëve ‘Rooftop’ dhe ‘Kce kce’ brenda një muaji.
Këngët e reja të Lisit janë pritur shumë mirë, derisa talenti deçanas ka folur për Telegrafin rreth dy projekteve të tij.
“Jam befasuar për të mirë nga gjitha komentet dhe mesazhet që kam marrë pas publikimit të dy këngëve të para. Jam ndjerë shumë shumë mirë si një artist i ri me përkrahjen e madhe që kam marrë dhe mesazhet e shumta pozitive”, thotë Lisi për Telegrafin.
Ai tregon edhe arsyen që bëri ta lë futbollin për t’iu përkushtuar muzikës.
“Kam pasur talent edhe në futboll, po e shihja që muzika është ajo që e kam më afër zemrës. Këtu varet gjithçka nga unë dhe në futboll jo. Gjithsesi eksperienca në futboll pasi e kam edhe djalin e hallës (Florent Hadergjonaj) futbollist dhe më ka përkrahur edhe ai prej fillimit”.
“Tani futbolli mbetet vetëm një lojë që e dua dhe i gjithë fokusi im është te muzika”, ka vazhduar tutje Lisi.
Pas dy projekteve të para, Lisi thotë se është duke punuar në projekte të reja dhe së shpejti do të publikoj edhe një këngë tjetër.
“Jam duke punuar vazhdimisht. Thuajse gjithë kohën jam duke shkruar tekste dhe jam në studio duke punuar. Çdo fillim është i vështirë dhe duhet shumë punë shumë angazhim për të arritur atë që dua”, deklaroi Lisi.
“Si artisti i ri duhet t’i sjell gjëra të reja publikut tim. Mendoj që është mirë që çdo muaj të sjell nga një projekt dhe jam duke punuar në këtë drejtim”, deklaroi talenti deçanas i cili po jeton dhe vepron në Stuttgart të Gjermanisë.
“Do të ketë edhe disa bashkëpunime me artistë të mëdhenj në vendin tonë, por këtë po e lë befasi për përkrahësit e mi”, tha Lisi.
Ai krejt në fund ka falënderuar familjen e tij për përkrahjen e madhe që po i japin.
“Familja ime ka qenë gjithmonë përkrah meje si në futboll kur isha ashtu edhe në muzikë tani. Gjithmonë do të jem falënderues ndaj prindërve, motrës dhe gjithë familjes për përkrahjen e madhe që po më japin. Vetëm me punë të madhe dhe përkushtim do t’ia shpaguaj edhe atyre besimin”, tha Lisi për Telegrafin.