Emocionohet Klajdi, hyn për herë të parë në shtëpinë e ndërtuar nga BigBrother

Këngëtari Klajdi Musabelliu, gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania 4”, ndau me publikun vështirësitë ekonomike dhe kushtet e vështira të banesës së tij. Në përgjigje të kësaj, produksioni i BBVA, në bashkëpunim me fondacionin “Fundjavë Ndryshe” të drejtuar nga Arbër Hajdari, ndërmorën nismën për rikonstruksionin e plotë të shtëpisë së Klajdit. Pas […] The post Emocionohet Klajdi, hyn për herë të parë në shtëpinë e ndërtuar nga BigBrother appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 6, 2025 - 17:00
 0  3
Emocionohet Klajdi, hyn për herë të parë në shtëpinë e ndërtuar nga BigBrother

Këngëtari Klajdi Musabelliu, gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania 4”, ndau me publikun vështirësitë ekonomike dhe kushtet e vështira të banesës së tij.

Në përgjigje të kësaj, produksioni i BBVA, në bashkëpunim me fondacionin “Fundjavë Ndryshe” të drejtuar nga Arbër Hajdari, ndërmorën nismën për rikonstruksionin e plotë të shtëpisë së Klajdit.

Pas eliminimit nga shtëpia e BBVA4, Klajdi u surprizua në studio me pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar.

Ai u prek thellësisht nga transformimi dhe shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë gjest humanitar.

Mbrëmjen e djeshme, Klajdi hyri për herë të parë në shtëpinë e tij të rikonstruktuar dhe ndau emocionet e tij me ndjekësit përmes një transmetimi live në TikTok, duke treguar pamjet e ambienteve të reja.

The post Emocionohet Klajdi, hyn për herë të parë në shtëpinë e ndërtuar nga BigBrother appeared first on InfoShqip.com.