“Ende s’jam në ‘Big Brother’”/Oriola ironizon duke publikuar shikimet
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka ironizuar me spektaklin “Big Brother VIP”. Ky shou shpesh është kritikuar se po bën të famshëm shumë njerëz të panjohur, dhe se “vip-at” e vërtetë rrallëherë janë pjesë e tij. Edhe Oriola duket se e ka parë nga ky këndvështrim. Një fotografi e saj e postuar në “Instagram […]

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka ironizuar me spektaklin “Big Brother VIP”.
Ky shou shpesh është kritikuar se po bën të famshëm shumë njerëz të panjohur, dhe se “vip-at” e vërtetë rrallëherë janë pjesë e tij.
Edhe Oriola duket se e ka parë nga ky këndvështrim.
Një fotografi e saj e postuar në “Instagram Story” ka marrë mbi 93 mijë shikime, dhe këtë gjë e ka ndarë vetë Oriola.
“Imagjino një story, gati 100 mijë shikime. Dhe unë ende nuk jam në ‘Big Brother’”, shkroi Oriola.