Epidemia pertusis në RMV, për një javë janë regjistruar 21 raste të reja
Në periudhën 9-15 gusht janë raportuar 21 raste të reja me kollë të keqe, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (IShP). Shumica e rasteve janë raportuar në epideminë në Shkup, ndërsa 6 raste janë raportuar edhe nga Tetova, tre nga Kumanova, 2 raste nga Prilepi dhe Manastiri dhe një rast nga Kratova. Mosha e […]
Në periudhën 9-15 gusht janë raportuar 21 raste të reja me kollë të keqe, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (IShP). Shumica e rasteve janë raportuar në epideminë në Shkup, ndërsa 6 raste janë raportuar edhe nga Tetova, tre nga Kumanova, 2 raste nga Prilepi dhe Manastiri dhe një rast nga Kratova. Mosha e të sëmurëve varion nga 1 muaj deri në 40 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës 0-4 vjeç, transmeton Portalb.mk.
“Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 14 persona nuk janë plotësisht të pa vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, një është plotësisht i vaksinuar dhe 6 janë të vaksinuar sipas moshës. Nga rastet e reja pesë janë shtruar në spital”, bëjnë të ditur nga atje.
Deri më 15 gusht në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 1022 raste të kollës së keqe, që paraqet një rritje disafish të numrit të të sëmurëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2023), kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.
Për të parandaluar shfaqjen e rasteve të reja të kollës së keqe dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, është e nevojshme të rritet mbulimi i vaksinimit parësor me një vaksinë që përmban komponentin kundër kollës së keqe në mënyrë që të arrihet mbulimi i rekomanduar i OBSH-së për 95%, në nivel rajonal, lokal dhe kombëtar.