Fetai: Apasievit i pengon Albin Kurti

Arben Fetai nga koalicioni VLEN, emri i të cilit përmendet se do të jetë zv.kryeministër në Qeverinë e re, përmes një komenti ka thënë se kreut të partisë maqedonase “E majta”, Dimitar Apasiev, i cili më parë ka nderuar diktatorin Enver Hoxha, i pengon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas Fetait, Apasievit i pengon një […]

qershor 13, 2024 - 17:00
 0  5
Fetai: Apasievit i pengon Albin Kurti

Arben Fetai nga koalicioni VLEN, emri i të cilit përmendet se do të jetë zv.kryeministër në Qeverinë e re, përmes një komenti ka thënë se kreut të partisë maqedonase “E majta”, Dimitar Apasiev, i cili më parë ka nderuar diktatorin Enver Hoxha, i pengon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Fetait, Apasievit i pengon një shqiptar nga që kthehet në trojet e veta.

“Apasievi e nderon varrin e Enverit por atij i pengon Albini. Poashtu i pengon një shqiptar nga Sllupçani që kthehet në trojet e veta ku ka qenë denbabaden. Nuk ka shërim për Apasievin.

Ky reagim i Fetait vjen pasi kreu i partisë maqedonase “E majta”, Dimitar Apasiev, ditë më parë, ka shpërndarë një shkrim me titull: Taravari do të caktojë një belg zv.kryeministër për qeverisje të mirë.

Në statusin e tij mbi foton e Fetait, Apasiev shkruante: A është e vërtetë kjo, o luana. #kosovarizimifuqishëm