Erjola Doçi për Bardhin: Shembulli i burrit që dua
Erjola Doçi, gjatë një interviste të sinqertë në emisionin “Canape”, ka ndarë ndjenjat e saj për dashurinë dhe kërkesat që ajo ka për partnerin ideal. Duke reflektuar mbi pritshmëritë që kishte në të kaluarën, Erjola theksoi se në këtë fazë të jetës së saj, ajo kërkon vetëm një gjë të thjeshtë dhe të rëndësishme: dashurinë […] The post Erjola Doçi për Bardhin: Shembulli i burrit që dua appeared first on InfoShqip.com.
Erjola Doçi, gjatë një interviste të sinqertë në emisionin “Canape”, ka ndarë ndjenjat e saj për dashurinë dhe kërkesat që ajo ka për partnerin ideal.
Duke reflektuar mbi pritshmëritë që kishte në të kaluarën, Erjola theksoi se në këtë fazë të jetës së saj, ajo kërkon vetëm një gjë të thjeshtë dhe të rëndësishme: dashurinë e vërtetë.
Deklarata e Erjolës: “Unë kërkoja shumë gjëra dikur, por sot në këtë pikë ku jam, duket klishe dhe s’më intereson aspak sesi e mendojnë njerëzit, por sot realisht vuan për dashuri, atë emocionin e vërtetë, për këtë vuan sot. Të gjitha të tjerat i gjen, ia mundëson vetes, më përpara thoja jo po mashkulli të jetë burrë me shumë ‘rr’, jo po të jetë nga veriu, jugu, vende të ndryshme, jo po të më japë siguri, do ti që të gjitha këto nuk e definojnë atë që quhet burrë?”
Duke folur për partnerin e saj ideal, Erjola përmendi mikun e saj, Bardhyl Idrizin, si një shembull të vërtetë të burrërisë dhe dashurisë së pakushtëzuar.
Ajo vlerësoi veprimet e tij për partneren e tij, Sarën, duke përmendur se ai ka sakrifikuar suksesin dhe interesat personale për të qëndruar pranë saj, gjë që për Erjolën përfaqëson dashurinë e sinqertë.
“Megjithëse e kam shok, nuk po i flas si shoqe, por po ta them këtë si publik. Vajzën që ka në krah ia paragjykuan, la interesat, lekun, suksesin dhe një njeri që hedh poshtë suksesin, famën, të ecurën përpara, mundësitë ekonomike për dikë, kjo është dashuri. Ky është burrë me shumë pantallona dhe atribute për mua kështu që dua dikë që të më ndjekë në çdo hap të jetës sikurse unë atë. Nuk dua dikë që të më mbushë jetën me lule, por dua dikë që të më japë dashuri.”
Erjola e mbylli deklaratën e saj duke theksuar se sot, më shumë se kurrë, ajo kërkon një partner që do të jetë aty për të, një person i cili do t’i japë dashuri të vërtetë dhe do të qëndrojë pranë saj në çdo hap të jetës.
The post Erjola Doçi për Bardhin: Shembulli i burrit që dua appeared first on InfoShqip.com.