Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Në ambientet e Big Brother VIP Albania 3, mbrëmja ka qenë plot me momente të këndshme dhe argëtuese. Banorët e vrullshëm, që shijonin ajrin e freskët në oborr, janë befasuar nga Vëllai i Madh, i cili u ka dhuruar muzikë dhe ka nxitur nisjen e një feste. Gjatë këtyre çasteve të kërcimit të përgjithshëm, Graciano […]

maj 2, 2024 - 12:00
 0  3
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Në ambientet e Big Brother VIP Albania 3, mbrëmja ka qenë plot me momente të këndshme dhe argëtuese.

Banorët e vrullshëm, që shijonin ajrin e freskët në oborr, janë befasuar nga Vëllai i Madh, i cili u ka dhuruar muzikë dhe ka nxitur nisjen e një feste.

Gjatë këtyre çasteve të kërcimit të përgjithshëm, Graciano Tagani, Meriton Mjekiqi dhe Shkëlqim Bega vendosën të sfidojnë kushtet meteorologjike duke u zhytur në pishinë dhe duke e bërë shiun pjesë e lojës së tyre.

Ndërsa ata qeshnin dhe shfrytëzonin çdo moment, Graciano mori një hap më tej duke iu afruar vajzave. Ai, në një shpërthim loje, e kapi Françeskën dhe e hodhi pa hezitim në pishinë.

Ndërsa Shkëlqimi, në një veprim të ngjashëm, zgjodhi Erjola Doçin si “viktimën” e tij e radhës për ta gjuajtur në ujin e pishinës.

Pavarësisht kundërshtimeve të Erjolës, e cila i bërtiti “jo” për të mos e bërë atë gjest, banori nuk e ndaloi veprimin duke e marrë atë në krah me zor derisa e hodhi në pishinë.

Ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi te moderatorja e njohur, veçanërisht kur, gjatë tërheqjes së saj drejt ujit, u ekspozuan pjesët intime, një gjë e cila e ka bërë situatën disi më pak të këndshme.

Foto: Erjola Doçi/Instagram