ESHS-Maqedoni: Në muajin tetor kostoja e jetesës është rritur për 3.5%

Inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në muajin tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti, shënoi rënie prej 0.7, ndërsa çmimet e shitjeve me pakicë me 0.1 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. “Krahasuar me tetorin 2023, kostoja e jetesës është rritur për 3,5 për qind, ndërsa çmimet me […]

Nëntor 7, 2024 - 19:00
 0  5
ESHS-Maqedoni: Në muajin tetor kostoja e jetesës është rritur për 3.5%

Inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në muajin tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti, shënoi rënie prej 0.7, ndërsa çmimet e shitjeve me pakicë me 0.1 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

“Krahasuar me tetorin 2023, kostoja e jetesës është rritur për 3,5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 3,9 për qind

Ulja e inflacionit në tetor 2024, krahasuar me shtatorin 2024, është rezultat i ulja e kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: Ushqime dhe pije joalkoolike me 2.2%, restorante dhe hotele me 1.5%, rekreacion dhe kulturë me 0.9%.

Në tetor 2024, krahasuar me shtator 2024, rritje e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë me 3.4%, veshje dhe këpucë me 1.4%, transport me 0.7%, shëndetësi me 0.3%, banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, mallra dhe shërbime të ndryshme me 0,2%, mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje shtëpiake dhe komunikime me 0,1%”, njoftojnë nga ESHS-së.

Nga atje shtojnë se kostoja e jetesës në grupin e Arsimit mbetet në të njëjtin nivel me muajin e kaluar.