ESHS: Paga mesatare për muajin nëntor ishte 41.999 denarë
Paga mesatare neto e paguar në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që shënon rritje prej 9,5 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas tyre, kjo rritje ka ardhur si rezultat i para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në […]
Paga mesatare neto e paguar në muajin nëntor ishte 41.999 denarë, që shënon rritje prej 9,5 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas tyre, kjo rritje ka ardhur si rezultat i para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (15,3 për qind), Transporti dhe magazinimi (12,7 për qind) dhe industria përpunuese (11,2 për qind).
Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (8,0 për qind), Veprimtaritë e patundshmërisë (5,9 për qind) dhe Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (2,6 për qind).
Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit nëntor 2024, ishte 41 999 denarë.